Haxhi Avdyli i nxjerr fotot e Albin Kurtit me Vuçiq e Bërnabiq

  • A.P /
  • 06 May 2026 - 13:00
Haxhi Avdyli i nxjerr fotot e Albin Kurtit me Vuçiq e Bërnabiq

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, i cili ka braktisur dyshen Gërvalla-Peci për të përkrahur Vjosa Osmanin, ka nxjerrë një numër fotografish të kryeministrit Albin Kurti ku shihet me kryeministren serbe Bërnabiq, presidentin serb Vuçiq e ish-emisarin për Dialog, Richard Grenell.

Haxhiu ka thënë se ndonëse Kurti shihet me të gjithë këta në fotografi, nuk mendon se ai është “tradhtar”, meqë Kurti në këto takime e ka mbrojtur interesin e Kosovës.

Ish-deputeti i Kuvendit e ka bërë këtë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve dhe fushatës kundër Vjosa Osmanit për një takim në SHBA ku ka qenë i pranishëm edhe Richard Grenell.

Image
Image

(Kosova Sot Online)