Ja pse u pezulluan nga puna drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Gjilan dhe tre zyrtarë

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 18:33
Ja pse u pezulluan nga puna drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Gjilan dhe tre zyrtarë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar sot se ka pezulluar nga puna drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Sh.S, zëvendësdrejtorin e kësaj qendre F.H, mbikëqyrësin F.L dhe zyrtarin korrektues, M.H, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Arsyeja e pezullimit të këtyre zyrtarëve është vdekja e një të burgosuri në këtë qendër.

Sipas SHKK’së, ai ëhstë gjetur pa shenja jete në dhomën e tij. “Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjecës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë.  Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative.  Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes”, ka njoftuar SHKK

(Kosova Sot Online)