Fahrije Hoti krah Vjosa Osmanit e konfirmon futjen në politikë: S’do t’ju zhgënjej!
Pas njoftimit të ish-Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se aktivistja dhe sipërmarrësja nga Krusha e Madhe Fahrije Hoti do t’i bashkohet politikës dhe do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit, ka ardhur edhe reagimi i saj i parë publik.
Nëpërmjet Facebook, Hoti ka konfirmuar nisjen e një rruge të re politike, duke theksuar se kjo është një vazhdim i angazhimit të saj jetësor për komunitetin dhe gratë.
“Sot nis një rrugëtim të ri, krah për krah me Presidenten Vjosa Osmani,” ka deklaruar ajo, duke shtuar se vjen nga Krusha, një vend që sipas saj përfaqëson forcën dhe qëndresën e grave që kanë humbur gjithçka, por jo njëra-tjetrën.
(Kosova Sot Online)
