Muhaxheri flet pas raportimeve për dorëheqje nga LDK

  • A.P /
  • 04 May 2026 - 15:05
Muhaxheri flet pas raportimeve për dorëheqje nga LDK

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka hedhur poshtë raportimet dhe pretendimet se ai ka dhënë dorëheqje nga pozitat e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Muhaxheri ka mohuar kategorikisht këto zëra, duke theksuar se vazhdon të mbetet pjesë e LDK-së dhe në funksionet e tij drejtuese brenda partisë.

“Unë jam në LDK, jam kryetar i degës në Pejë dhe nuk kam dhënë dorëheqje nga asnjë pozitë udhëheqëse,” ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)