Shitja e apartamenteve ‘në ajër’ te Porti i Durrësit/ Ish-ministri ngre alarmin për praktika mashtrimi

  • E.K /
  • 14 December 2022 - 12:53
Shitja e apartamenteve ‘në ajër’ te Porti i Durrësit/ Ish-ministri ngre alarmin për praktika mashtrimi

Ish ministri Genc Pollo ka reaguar për marrëveshjen e publikuar lidhur me shitjen e apartamenteve në Durrës Yachts & Marina, në të cilën thuhet se 40% e pagesës duhet të bëhet para lejes së ndërtimit.

Pollo në një postim në rrjetet sociale ngre pyetjen nëse kjo mund të quhet një “praktikë mashtruese”, pasi ka blerës “që u ngelet në dorë letra pa vlerë dhe me dhjetëra a qindra euro të humbura”.

“A mos duhet që prokuroria të fillojë menjëherë hetimin e të sekuestrojë dokumentacionin e Al Abarit-Al Emarit albanez?”, shkruan Pollo ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTE

Al Abari-Al Emari albanez po shet dyqane e apartamente në havá. A është kjo praktikë mashtruese? Me blerës që u ngelet në dorë letra pa vlerë dhe me dhjetëra a qindra euro të humbura?
A mos duhet që prokuroria të fillojë menjëherë hetimin e të sekuestrojë dokumentacionin e Al Abarit-Al Emarit albanez?
GP

Neni 146 i Kodit Penal:
Mashtrimi në kredi
Mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht kredi duke regjistruar në mënyrë fiktive në hipotekë objekte që nuk ekzistojnë, ose tej vlerës së tyre reale, ose në pronësi të një tjetri, të bëra me qëllim për të mos kthyer më kredinë e marrë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet -/-

(Kosova Sot Online)