
AAK kërkon që koeficienti në Ligjin e Pagave të ketë vlerën 129 euro

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur për Ligjin e Pagave, përcjell "Kosova Sot Online".
Tahiri theksoi se ky ligj duhet të hyjë në fuqi më së largu më 1 shkurt.
“Ligji i Pagave duhet të hyjë në fuqi më së largu me 1 shkurt, që nënkupton procedurat në Kuvendit e Kosovës duhet të përfundojnë sa më shpejtë që është e mundur”, u shpreh ai.
(Kosova Sot Online)