Gruas në Prizren ia vjedhin 7 mijë euro në autolarje

  • A.P /
  • 14 December 2022 - 15:49
Gruas në Prizren ia vjedhin 7 mijë euro në autolarje

Pasi e dërgoi veturën në autolarje, një gruaje në Prizren dyshohet se i janë vjedhur 7 mijë e 360 euro, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar togeri Shaqir Bytyqi, i cili dha detaje rreth kësaj.

Bytyqi thotë se viktimës i janë vjedhur paratë pasi e ka dërguar veturën për ta pastruar në autolarje.

Ai bëri të ditur se rasti ka ndodhur më 8 dhjetor, ndërsa dje është raportuar në Polici.


“Viktima ka raportuar se i kishte nxjerrë paratë për t’i deponuar në bankë, por kur ishte kthyer nuk i kishte gjetur paratë”, tha Bytyqi.

“Po punojmë që ta arrestojmë të dyshuarin. Nga kamerat e sigurisë vërehet se si i dyshuari afrohet tek vetura duke tentuar që të marrë diçka”, tha Bytyqi.

(Kosova Sot Online)