Wigemark viziton Rakiqin, zbulohet arsyeja

  • A.P /
  • 14 December 2022 - 22:25
Wigemark viziton Rakiqin, zbulohet arsyeja

Për situatën e sigurisë dhe sundimin e ligjit në veri të Kosovës, shefi i EULEX’it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka njoftuar se ka pasur një diskutim me kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Wigemark përmes një cicërime në Twitter njoftoi se Rakiq e ka falënderuar atë për monitorimin e rastit kundër Deajn Pantiqit, dhe që i kanë dërguar ilaçe në paraburgim.

“Diskutim i rëndësishëm me kreun e Listës Srpska, Goran Rakiq, mbi situatën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në veri të Kosovës. Rakiq falënderoi @EULEXKosovo për monitorimin e rastit kundër Dejan Pantiqit dhe për tentativën për t’i dorëzuar medikamente”.

(Kosova Sot Online)