Në një bankë në Kosovë deponohen 490 euro false

  • E.k /
  • 15 December 2022 - 09:44
Në një bankë në Kosovë deponohen 490 euro false

Në një bankë, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë,  janë deponuar 490 euro flaso, shkruan "Kosova Sot Online".

Në raportin policor thuhet se zyrtari bankar ka raportuar, se gjatë numërimit të një shume parash të deponuara nga klient të ndryshëm kanë vërejtur monedha false.

Rasti është në hetim,  thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

FALSIFIKIM I PARASË/Magj. Ferizaj-Prishtinë  14.11.2022-10:50.  Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar bankar ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash të deponuara nga klient të ndryshëm, kanë hasur në disa kartëmonedha me vlerë  prej 300 € dhe monedha  me vlerë prej 190 € që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore.

(Kosova Sot Online)