Hovenier në takim me Rada Trajkoviqin, zbulohen detajet

  • A.P /
  • 15 December 2022 - 17:03
Hovenier në takim me Rada Trajkoviqin, zbulohen detajet

Sot jam ndaluar në pikën kufitare Merdare nga policia serbe, ka theksuar kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Trajkoviq deklaroi se kishte udhëtuar për t’u takuar me përfaqësues të zyrës greke në Kosovë dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për këtë situatë ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili shprehet se “kërcënimet dhe frikësimet për shkak të opinioneve politike janë të papranueshme në shoqëritë e lira dhe demokratike”.

Ai shton se këtë gjë e ka thënë edhe më parë dhe po e ripërsëris sërish, teksa ka publikuar një foto së bashku me Trajkoviq nga takimi i përbashkët.

(Kosova Sot Online)