Trajkoviq disa orë pritje në Merdare: Një i ri tha se ishte nga BIA, më tha ka urdhër që të mos më japë dokumente

  • E.K /
  • 16 December 2022 - 08:33
Trajkoviq disa orë pritje në Merdare: Një i ri tha se ishte nga BIA, më tha ka urdhër që të mos më japë dokumente

Rada Trajkoviq, të enjten u ndalua për herë të parë nga policia serbe në vendkalimin Merdare gjatë hyrjes në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Trajkoviq, ka treguar  se ka qëndruar në vijën administrative pa shpjegim, duke theksuar se “në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme i janë marrë dokumentet dhe i është penguar liria e lëvizjes”.

“Erdhi një i ri rreth të 20-ave dhe tha se ishte nga BIA. Ai nuk prezantohej, nuk më merrte në pyetje, nuk më jepte arsye pse jam ndalur, por më thoshte se ka vetëm një urdhër që të mos më japë dokumente. Natyrisht, ai erdhi vetëm për të justifikuar ndalimin tim të paligjshëm”, shkroi Trajkoviq në një postim në Twitter.

(Kosova Sot Online)