Trajkoviq: Vuçiq është shumë i frikësuar nga unë kur punësoi kaq shumë policë

  • E.K /
  • 16 December 2022 - 10:20
Trajkoviq: Vuçiq është shumë i frikësuar nga unë kur punësoi kaq shumë policë

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova dhe këshilltare e ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Rada Trajkoviq, të enjten u ndalua për herë të parë nga policia serbe në vendkalimin Merdare gjatë hyrjes në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Trajkoviq ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sipas saj ja ka frikën asaj.

 “Sigurisht që Vuçiq është shumë i frikësuar nga unë kur punësoi kaq shumë policë”, tha ajo, duke shtuar se “ndihet e fortë”.

“Në orën 19:30, policia më mori dokumentet, dokumentet e djalit tim dhe dokumentet e shoferit, i mbajti për katër orë – ky është maksimumi ligjor i ruajtjes së dokumenteve dhe pas kësaj kohe erdhi një djalë i ri dhe tha se ishte përfaqësues. të BIA-s, se BIA e kishte marrë rastin dhe se i kishte marrë dokumentet”, ka deklaruar Rada Trajkoviq për portalin N1.

(Kosova Sot Onlline)