Mehaj për FSK-në: Do të jemi në çdo cep të territorit të Kosovës, kudo që është nevoja

  • E.k /
  • 16 December 2022 - 14:10
Mehaj për FSK-në: Do të jemi në çdo cep të territorit të Kosovës, kudo që është nevoja

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të jetë në çdo cep të territorit të vendit  kudo që do të ketë nevojë, përcjell "Kosova Sot Online".

Mehaj ka shtuar se FSK- ja posedon armatim të rëndë, duke shtuar që çdo armatim që ka FSK-ja është me standarde të NATO-s.

“Ajo marrëveshje është nënshkruar në vitin 2013. Përmes mandatit dhe ligjeve të Kosovës, FSK është e dedikuar për të mbrojtur territorin e Republikës së Kosovës. Kudo që është nevoja FSK do të jetë… Kudo që është nevoja FSK do të jetë për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës”, tha Mehaj.

“FSK ka armatim të rëndë dhe kemi armatim edhe më të rëndë. Nuk kemi kufizime siç pretendojnë me qëllime të ndryshme besoj. Ne FSK çdo pajisje që posedon por edhe si program është me standarde të NATO-s. Prokurohet prej shteteve e partnere të NATO-s. Shumica prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Mehaj.

“Ministria e Mbrojtjes dhe FSK kemi përmbushur afër 90% të kritereve për Partneritet për Paqe, por varet nga ministritë e tjera. Jemi në koordinim me ministritë e tjera. I kemi kriteret që kërkohen në Partneritetin për Paqe. Janë shumë të qarta… Sfidë janë edhe katër shtete mosnjohëse të NATO-s. Besoj që përmes diplomacisë dhe politikës do të marrim me vete ato shtete të na mbështesin drejt vlerave që i ndajmë të përbashkëta në orientimin dhe vizionin e misionit të përbashkët për anëtarësim të plotë në NATO”, vijoi Mehaj.

(Kosova Sot Online)