Para Presidencës së Serbisë 'protestë' për mbrojtjen e Kosovës

  • A.P /
  • 16 December 2022 - 22:50
Para Presidencës së Serbisë 'protestë' për mbrojtjen e Kosovës

Sonte ka nisur tubimi për 'mbrojtjen e Kosovës' me këngë para Presidencës së Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tubimi mbahet me sloganin “Vetëm frikacaku do ta tradhtojë Kosovën”.

Qytetarët e mbledhur në një bisedë joformale theksojnë se nuk duan që protesta të jetë një “serenatë” tjetër nën dritaren e Vuçiqit, por presin që presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq t’i thuhet qartë se ai është fajtori kryesor. përveç perëndimit dhe separatistëve shqiptarë, edhe për pozitën tragjike të serbëve në Kosovë.

Gjithashtu janë shpalosur flamujt serbë me fjalët “Kosova është shpirti i Serbisë”. Mund të shihni edhe disa pankarta ku thuhet se Kosova është zemra dhe Metohia është shpirti i Serbisë.

Në njoftimin e mbledhjes së sonte, theksohet se në orën 22, të tubuarit do të nisin marshimin e madh drejt Kosovës.

Në ftesën për këtë takim nuk thuhet se kush është organizatori.

(Kosova Sot Online)