Protestuesit serbë tentojnë të hyjnë në Kosovë, përleshen me policët

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 14:38
Protestuesit serbë tentojnë të hyjnë në Kosovë, përleshen me policët

Në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi në Jarinjë, ekstremistët serbë po protestojnë në Rashkë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Ata patën komunikim me tone të ashpra me policinë serbe, një kordon i së cilës po qëndron para tyre.

Në një moment, protestuesit u nisën për ta kaluar kufirin, por u penguan nga policët.


Paraprakisht, serbët e mbledhur në afërsi të kufirit dogjën një transparent ku shkruante “Marrëveshja e Brukselit”.

Disa nga prijësit e protestës janë të maskuar.

(Kosova Sot Online)