Hajnat ua mësyjnë stallave, familjes nga Prizreni ia vjedhin 6 viça

  • E.K /
  • 19 December 2022 - 09:43
Hajnat ua mësyjnë stallave, familjes nga Prizreni ia vjedhin 6 viça

Në Prizren një personi i janë vjedhur nga shtalla dhe oborri 6 gjedhe (viça), shkruan "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Raporti Policor:

VJEDHJE E RËNDË

Prizren 18.12.2022 - 06:40. Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në oborrin e tij dhe nga stalla i janë vjedhur 6 gjedhe (viça). Rasti është duke u hetuar.

Foto ilustruese

(Kosova Sot Online)