Osmani takon komandantin e KFOR-it, zbulohet arsyeja

  • A.P /
  • 19 December 2022 - 22:31
Osmani takon komandantin e KFOR-it, zbulohet arsyeja

Në takim komandantin e KFOR-it Angelo Michele Ristuccia, sot e ka pritur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këtë takim është diskutuar për çështjen e sigurisë.

Qeveria e Kosovës është duke pritur nga KFOR’i për të larguar barrikadat e serbëve në Veriun e Kosovës.
Ndërkaq, KFOR vazhdimisht po deklarohet se janë vigjilent për sa i përket ruajtjes së sigurisë në Kosovë.

Të dielën, forcat e KFOR’it ishin pozicionuar në kufirin Kosovë-Serbi, në pikën kufitare Jarinje, kjo pasi një grup ekstremistësh serbë te lidhur me Kremlinin tentonin të hynin brenda territorit të Kosovës.

Krejt kjo situatë e tensionuar e ka vënë KFOR’it në pozitën e mbajtjes së një përgjegjësie të shtuar për çështjen e sigurisë.

Ky mision javën e kaluar e ka pranuar një kërkesë nga Serbia për vendosjen e 1 mijë trupave serbe në Kosovë.

Ndërkaq kanë treguar që “janë duke e shqyrtuar kërkesën”.

E ajo kërkesë nga institucionet e vendit është quajtur si e papranueshme. 

 

(Kosova Sot Online)