Kurti pret në drekë ministrin grek Dendias, zbulohen arsyet

  • A.P /
  • 20 December 2022 - 17:39
Kurti pret në drekë ministrin grek Dendias, zbulohen arsyet

Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, sot e ka pritur në drekë pune kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Në këtë drekë është biseduar për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

Kurti me Dendias ka folur edhe për perspektivën evropiane të Kosovës “dhe aspiratat për integrimin e mëtutjeshëm në organizatat ndërkombëtare”.

“Poashtu, u bisedua për çështjet aktuale, zhvillimet rajonale, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.


Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një drekë pune Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

U bisedua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, ndërsa u theksuan raportet e shkëlqyeshme ekzistuese ndërmjet të dyja vendeve.

Kryeministri Kurti theksoi perspektivën evropiane të vendit tonë, si dhe aspiratat e Republikës së Kosovës për integrimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare.

Poashtu, u bisedua për çështjet aktuale, zhvillimet rajonale, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor.​

(Kosova Sot Online)