Rakiq: Receta për heqjen e barrikadave në veri është e thjeshtë

  • A.P /
  • 20 December 2022 - 19:51
Rakiq: Receta për heqjen e barrikadave në veri është e thjeshtë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë sot se “receta është shumë e thjeshtë” për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe se është lirimi i serbëve të arrestuar dhe tërheqja e të gjitha njësive të policisë së Kosovës nga veriu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Pas mbledhjes së Shtabit të Krizave lokale, Rakiq tha nga barrikada në Rudar se kjo përfshin “heqjen e listave sekrete dhe një lloj listash për vrasjen e serbëve”.

Barrikadat në veri të Kosovës, të cilat serbët i vendosën në nëntë rrugë të rëndësishme, sot kanë hyrë në ditën e 11-të.

Nuk funksionojnë as vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak, të cilat janë mbyllur nga Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)