Rrahje në tri qytete të Kosovës, Drenas, Prishtinë dhe Podujevë- arrestohen katër persona

  • S.A /
  • 21 December 2022 - 12:25
Rrahje në tri qytete të Kosovës, Drenas, Prishtinë dhe Podujevë- arrestohen katër persona

Policia ka raportuar për tri rrahje që kanë ndodhur në tri qytete të ndryshme, ku ka pasur edhe arrestime të personave,  katër persona, transmeton "Kosova Sot Online".

Rasti i parë është raportuar se ka ndodhur më 16 dhjetor në Drenas, ku një person dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Drenas 16.12.2022 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Podujevë. Atje janë arrestuar dy persona pasi që janë përleshur me njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshje.

“SULM/ Podujevë  20.12.2022 – 13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërkaq, rasti i tretë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person është arrestuar pasi është përfshirë në një rrahje me një burrë.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR / Prishtinë 20.12.2022 – 23:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje është përfshirë në rrahje me viktimën mashkull kosovar. Viktima për shkak të lëndimit iu është nënshtruar një intervenimi kirurgjik dhe është duke u trajtuar në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )