Halimi: Policët dalin në detyrë me çizme të shqyera e me jelekë antiplumb me afat të skaduar

  • E.K /
  • 21 December 2022 - 15:05
Halimi: Policët dalin në detyrë me çizme të shqyera e me jelekë antiplumb me afat të skaduar

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar për policët e bllokuar në Veri të vendit, shkruan "Kosova Sot Online".

Halimi ka shkruar se nuk ka asnjë arsyetim që të lihen policët e izoluar pa ushqim.

Tutje, Halimi ka potencuar se policët e Kosovës po rezikojnë jetën e tyre çdo ditë dhe se nuk kanë as sigurime shëndetësore; duke dalur në detyrë me çizme të shqyera e me jelekë antiplumb me afat të skaduar.

"Është tërësisht e papranueshme, që policët e Kosovës të cilët rrezikojnë jetën çdo ditë; e nuk kanë as sigurime shëndetësore; dalin në detyrë me çizme të shqyera e me jelekë antiplumb me afat të skaduar; tani të vuajnë për gjëra edhe më bazike se këto. Nuk ka kurrfarë arsyetimi lënia e policëve të izoluar, pa ushqim, e të detyrohet EULEX-i për t'iu derguar rroba e ilaqe. Heronjë sa për t'u fotografuar me ta, e pastaj në çdo hap të anashkaluar. E turpshme kjo sjellje e kjo neglizhencë e pushtetarëve karshi policëve që prej dy javësh vuajnë pasojat e popullizimit të partisë në pushtet", ka shkruar Halimi.

(Kosova Sot Online)