E rëndë: Nënës i vjedhin veturën, brenda veturës ishte fëmija i saj

  • E.K /
  • 23 December 2022 - 08:41
E rëndë: Nënës i vjedhin veturën, brenda veturës ishte fëmija i saj

Një nënë i është vjedhur vetura, ku brenda veturës ishte edhe fëmija i saj, përcjell "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë rast është arrestuar një 41-vjeçar, pasi kishte vjedhur makinën në rrugë me një fëmijë brenda.

Fëmija u gjet rreth një orë më vonë brenda automjetit pasi ishte braktisur aty pranë, fëmija u gjet në gjendje të mirë.

Policia e West Yorkshire mori një telefonatë për një automjet të vjedhur nga një adresë në South Parade, Ossett. Telefonuesi konfirmoi se një fëmijë i vogël ishte brenda mjetit.

(Kosova Sot Online)