A ka ankesa Pantiç, tregon avokati i Popullit

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 16:44
A ka ankesa Pantiç, tregon avokati i Popullit

Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj bashkë me zëvendësit e tij Marija Radulovic dhe Niman Hajdari kanë realizuar sot një video-takim me Dejan Pantiç, ish-policin të cilit i është caktuar masa e paraburgimit dhe që po mbahet pikën kufitare në Jarinje në pamundësi për t’u transferuar në ndonjë qendër paraburgimi shkaku i situatës së krijuar dhe tensioneve e barrikadave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç thuhet në shkresën e Avokatit të Popullit, Pantiç s’ka pasur ankesa për trajtimin nga Policia e Kosovës. Pantiç ka dhe avokat mbrojtës dhe ka zhvilluar edhe takim online me të, derisa më 22 dhjetor ka biseduar edhe përmes telefonit.

Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj bashkë me zëvendësit e tij Marija Radulovic dhe Niman Hajdari kanë realizuar sot një video-takim me Dejan Pantiç, ish-policin të cilit i është caktuar masa e paraburgimit dhe që po mbahet pikën kufitare në Jarinje në pamundësi për t’u transferuar në ndonjë qendër paraburgimi shkaku i situatës së krijuar dhe tensioneve e barrikadave.

Siç thuhet në shkresën e Avokatit të Popullit, Pantiç s’ka pasur ankesa për trajtimin nga Policia e Kosovës. Pantiç ka dhe avokat mbrojtës dhe ka zhvilluar edhe takim online me të, derisa më 22 dhjetor ka biseduar edhe përmes telefonit.

(Kosova Sot Online)