Shembet një pjesë e restorantit

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 22:35
Shembet një pjesë e restorantit

Pasi një pjesë restoranti që ndodhej pranë ujit është shembur, momente paniku kanë mbizotëruar në Stamboll, në zonën e Bebekut,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Siç raporton rrjeti turk Haberler, dyshemeja e restorantit pranë detit u shemb duke lënë të lënduar katër persona të cilët më pas u dërguan për ndihmë mjekësore.

Në pamjet e publikuara mund të shihen njerëz në ujë ndërsa tentojnë të dalin me not.

Për momentin nuk janë zbardhur rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa operacioni për shpëtimin e atyre që kanë mbetur në ujë po vijon ende.

(Kosova Sot Online)