Rasti i foshnjës së vdekur në lavatriçe në Spitalin e Pejës, shkarkohet drejtori mjekësor dhe drejtorin për infermieri

  • E.K /
  • 24 December 2022 - 11:47
Rasti i foshnjës së vdekur në lavatriçe në Spitalin e Pejës, shkarkohet drejtori mjekësor dhe drejtorin për infermieri

Spitali i Përgjithshëm në Pejë,  ka njoftuar lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur që u fut në lavatriçe në këtë spital, raporton "Kosova Sot Online".

Spitali ka njoftuar se drejtori ekzekutiv ka shkarkuar drejtorin mjekësor dhe drejtorin për infermieri.

Ky shkarkim është bërë si përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me rastin e frytit të vdekur, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për opinion!

Në kuadër të masave lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Drejtori Ekzekutiv ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri.

Shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me rastin e frytit të vdekur.

(Kosova Sot Online)