Drenas: Burri e largon nga shtëpia gruan me katër fëmijët

  • E.k /
  • 26 December 2022 - 08:37
Drenas: Burri e largon nga shtëpia gruan me katër fëmijët

Në Drenas një person ka larguar nga shtëpia e tij bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij, shkruan "Kosova Sot Online".

Ankuesja ka raportuar në Polici  se bashkëshorti i ka larguar pa dëshiren e tij, duke i dërguar të familja e saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gllogoc, 25.12.2022 – 20:22. Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pasur një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj dhe pastaj i dyshuari pa dëshirën e saj e ka larguar nga shtëpia bashkë me katër fëmijët e tyre duke e dërguar tek familja e viktimës. Njësiti policor është marrë me rastin, të lënduar nuk ka, janë njoftuar prokurori dhe njësitë tjera relevante dhe rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)