SHBA: Një 56-vjeçar u gjet i ngrirë nga moti i ftohtë në mes të rrugës

  • E.k /
  • 26 December 2022 - 09:01
 SHBA: Një 56-vjeçar u gjet i ngrirë nga moti i ftohtë në mes të rrugës

Si pasojë e motit të ashpër që po mban në SHBA, një 56-vjeçar u gjet i ngrirë në mes të rrugës, përcjell "Kosova Sot Online".

William Clay u gjet i vdekur nga të ftohtit në rrugë, pikërisht në ditëlindjen e tij të 56-të, tha familja e tij.

Djali i Clay, Jules, tha se ai foli me të atin para se të vdiste dhe i tha se e donte. “Nuk mund të ndalem së qari”, ka shkruar djali i viktimës në rrjetin social Facebook.

Ky mot i ashpër pritet të zgjasë deri të hënën.

(Kosova Sot Online)