Trajkoviq: Nuk ka stabilizim të veriut pa kthimin e serbëve vendas në policinë e Kosovës

  • E.K /
  • 26 December 2022 - 11:52
Trajkoviq: Nuk ka stabilizim të veriut pa kthimin e serbëve vendas në policinë e Kosovës

Rada Trajkoviq, këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se barrikadat nuk janë heroizëm e as përgjigje autentike e popullit, por që janë rezultat i politikave të gabuara të Beogradit dhe Prishtinës, përcjell "Kosova Sot Online".

Trajkoviq ka theksuar se rritja e tensioneve me KFOR-in e EULEX-in është e rrezikshme.

Trajkoviq më tej ka thënë se situata në veri nuk do të jetë stabile pa kthimin e serbëve vendas në policinë e Kosovës.

“Barrikadat nuk janë kurrëfarë heroizmi e as përgjigje autentike e popullit( (sic shkruajnë disa media të pavarura), por rezultat i politikave të gabuara të Beogradit dhe Prishtinës. Trendi i rritjes së tensioneve ndërmjet KFOR/ EULEX’it jo që s’ka kurrëfarë qëllimi por është i rrezikshëm për komunitetet”, ka shkruar ajo.

“Nuk ka stabilizim të veriut pa kthimin e serbëve vendas në policinë e Kosovës. Kjo është e qartë, dhe kushdo që e mohon nuk ia dëshiron të mirën serbëve në veri. Ka dy prioritete: kthimi në PK dhe kompromisi urgjent për Asociacionin e Komunave Serbe (siç rekomandohet nga Escobar). Alternativa është një konflikt i cili neve do të na kushtojë shtrenjtë të gjithëve”, ka shkruar ajo në Twitter.

(Kosova Sot Online)