Kështu duket propozimi për pamjen e re në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka prezantuar propozimin e një projekti të ri për Bulevardin “Bill Clinton”, në Prishtinë, raporton "Kosova Sot Online".
Zogaj ka treguar se ky është një propozim nga konsulentët, siç është shprehur ai, ky propozim ndihmon që Prishtina të transformohet.
“Edhe një propozim fantastik nga konsulentët që po na ndihmojnë në transformimin e Prishtinës! Ky është projekti për Bulevardin ‘Bill Clinton’.faleminderit SuperWien”, ka shkruar Zogaj.
(Kosova Sot Online)
