66-vjeçari shqiptar ngeli i pakënaqur nga shërbimi në Fast-Food, e godet me thikë kamarierin 22 vjeçar

  • E.K /
  • 27 December 2022 - 13:59
66-vjeçari shqiptar ngeli i pakënaqur nga shërbimi në Fast-Food, e godet me thikë kamarierin 22 vjeçar

Një 66 vjeçar është arrestuar nga Policia në Lushnje, pasi në gjendje të dehur ka goditur me thikë kamarierin 22 vjeçar në një Fast-Food, shkruan "Kosova Sot Online".

Shtetasi A.C mësohet se nuk ka mbetur i kënaqur nga shërbimi dhe ka qenë nën efektin e alkoolit.

Policia ka njoftuar se i plagusuri është duke u mjekuar në spitalin e Lushnjës.

Njoftimi i policisë:

Goditi me thikë 22-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori.

Rreth orës 12:40, në ambientet e një fast food-i, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. C., 66 vjeç, në gjendje të dehur, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 22 vjeç, kamarier në këtë fast food.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C., në Komisariat.

Shtetasi L. M. po merr mjekim në spitalin e Lushnjës.

Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)