Këto janë dy vendet që pritet t’i njohin patentë shoferët e Kosovës

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 08:40
Këto janë dy vendet që pritet t’i njohin patentë shoferët e Kosovës

Qeveria e Kosovës në orën 10:00 do të mbajë mbledhje, përcjell "Kosova Sot Online".

Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e marrëveshjes me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut për njohjen reciproke të patentë-shoferëve, do të jetë pikë e rendit të ditës.

“Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për njohjen reciproke të patentë shoferëve”, është pika e 16’të e rendit të ditës.

(Kosova Sot Online)