Deputetja britanike: Agresionet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës janë të rrezikshme dhe të papranueshme

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 11:13
Deputetja britanike: Agresionet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës janë të rrezikshme dhe të papranueshme

Deputetja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, ka thënë se eskalimi dhe agresioni i vazhdueshëm që po e bënë Serbisë ndaj Kosovës është i rrezikshëm dhe i papranueshëm, raporton "Kosova Sot Online".

 “Urgjentisht duhet të shihet një fokus nga Zyra për Punë të Jashtme  për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Përshkallëzimi dhe agresionet e vazhdueshme nga Serbia ndaj Kosovës janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, ka shkruar Kearns.

(Kosova Sot Online)