Kërcënohet gjyqtari dhe prokurori në rastin e ish-policit serb Dejan Pantiq

  • E.K /
  • 29 December 2022 - 12:24
Kërcënohet gjyqtari dhe prokurori në rastin e ish-policit serb Dejan Pantiq

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka thënë se ndaj gjyqtarit dhe prokurorit në rastin e ish-policit serb Dejan Pantiq ka pasur kërcënime, përcjell "Kosova Sot Online".

KMDLNj ka ftuar Policinë e Kosovës dhe prokurorinë që të fillojnë hetimet për këto kërcënime

“Grafitet kërcënuese dhe shantazhuese e rënduan edhe më shumë sigurinë e prokurorit dhe të gjyqtarit të procedurës paraprake duke e intensifikuar fushatën e linçimit që paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut aq më parë që është edhe vepër penale”.

“Për këtë arsye KMDLNj fton Policinë e Kosovës dhe prokurorinë që të fillojë hetimet për këto kërcënime të pashembullta dhe të orkestruara dhe të gjithë ata që janë pjesë e këtyre kërcënimeve dhe shantazhimit duhet të përballen me ligjin, pavarësisht përkatësisë etnike, bindjeve politike apo postit që e mbanë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)