Trajkoviq pyet Vuçiqin për barrikadat: Cili ishte qëllimi i barrikadave dhe interesi i kujt?

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 14:19
Trajkoviq pyet Vuçiqin për barrikadat: Cili ishte qëllimi i barrikadave dhe interesi i kujt?

Këshilltarja e ministrit për komunitete dhe kthim në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq, i ka bërë tre pyetje presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit lidhur me barrikadat në veri të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Trajkoviq e ka pyetur Vuçiqin se cili ka qenë qëllimi i vendosjes së barrikadave dhe në interes të kujt ka qenë.

“1. Pse Lista Serbe u bë naive për katër baza në veri? 2. A nuk e dinim për “fatkeqësinë e mundshme me NATO-n” përpara se të nxisnim njerëzit në barrikada dhe të ngrinim gatishmërinë luftarake? 3. Cili ishte në fakt qëllimi i barrikadave dhe interesi i kujt (privat)?”, ka shkruar Rada Trajkoviq në Twitter, ndërsa për ilustrim ka postuar një pjesë të raportit të Nova.rs.

(Kosova Sot Online)