
Salli Berisha: Viti 2023 do të jetë viti i triumfit

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, përshëndeti të gjithë shqiptarët në ditën e dytë të këtij viti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Duke i falënderuar për urimet, kryetari demokrat thekson se viti 2023 do të jetë viti i triumfit të opozitës.
“Falenderim!
Një falenderim të përzemërt miq dhe një dolli për të gjithë ju e familjet tuaja, që me dhjetëra e mijëra urime të ngrohta për Vitin e Ri me keni mbushur plot me energji pozitive, frymëzim dhe besim se Viti 2023 do të jetë viti i triumfit të popullit opozitar.
Gëzuar!” shkruan Berisha.
(Kosova Sot Online)