Zbulohen detaje: Kush janë personat që u përfshinë në sherri e lokalit të natës, pronari i biznesit në Prizren vrau 31-vjeçarin nga Kukësi

  • S.A /
  • 03 January 2023 - 09:44
Zbulohen detaje:  Kush janë personat që u përfshinë në sherri e lokalit të  natës, pronari i biznesit në Prizren vrau 31-vjeçarin nga Kukësi

Sherri në një lokal nate në Prizren ka shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur në orët e para të 3 janarit.“News 24” raporton se autori, personi që ka qëlluar me armë ndaj tre të rinjve nga Kukësi që kishin shkuar për të festuar në Prizren, është pronari i lokalit të natës, transmeton "Kosova Sot Online".

Dyshohet se biznesmeni Dibran Hoxhaj, ka qëlluar me armë zjarri drejt tre të rinjve teksa ata ishin duke u larguar me makinë nga lokali.

Plumbat kanë prekur dy prej të rinjve, ndërsa i kanë marrë jetën Visart Cengut dhe kanë plagosur Rufgen Shehun, të dy nga Kukësi.

Visart Cengu është 31 vjeçari që ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Kukësit.

Ndërsa Rufgen Shehu sipas policisë ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën.

Shoku i tyre, Arben Basha ka deklaruar në polici se ndaj tyre ka qëlluar Dibran Hoxhaj në momentet që ata po largoheshin me automjet nga lokali.

(Kosova Sot Online )