Mëngjeset me ngrica, gjatë ditës mot pranveror

  • S.A /
  • 03 January 2023 - 08:19
Mëngjeset me ngrica, gjatë ditës mot pranveror

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mëngjeset do të jenë me ngrica të dobëta, por temperaturat gjatë ditës do të jenë pranverore, transmeton "Kosova Sot Online".

IHK njofton se kjo si pasojë e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin tonë.

Në mëngjes në shumë vende parashihet të ketë mjegull si pasojë e rrezeve të diellit , presionit të lartë atmosferik dhe ndryshimit të tablos termike.

Instituti njofton se për sot temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9- 11 gradë Celsius

(Kosova Sot Onlkine )