Parashikimi i motit për sot, mjegull në mëngjes

  • E.K /
  • 04 January 2023 - 08:01
Parashikimi i motit për sot, mjegull në mëngjes

Prishtina Weather ka njoftuar se orëve të para të mëngjesit pritet te mbajë mot me mjegull, raporton "Kosova Sot Online".

Kurse, gjatë ditës do të ketë vranësira.

Njoftimi i plotë:

4.01 – Mjegull orëve të mëngjesit. Ditën vransira e intervale me diell.

5.01 – Mjegull/vransira të ulëta orëve të mëngjesit. Ditën intervale me diell.

6.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave kushte për mjegull.

Temperaturat vazhdojnë të jenë mbi vlera mesatare edhe gjatë kësaj periudhe.

Minimalet zbresin në 0C deri 3C, lokalisht edhe -1C e -2C, derisa ato maksimale ditën e martë rriten derinë 12C e 14C, e nga dita e mërkurë zbresin në 9C e 10C.

Qetësitë do të jenë më dominuese, mirëpo herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)