Analisti serb Ivan Vojvoda për raportet Kosovë Serbi: Serbëve status si Irlanda e Veriut, Ishujve Faroe, Baskia ose Tiroli i Jugut

  • S.A /
  • 04 January 2023 - 12:08
Analisti serb Ivan Vojvoda për raportet Kosovë Serbi: Serbëve status si Irlanda e Veriut, Ishujve Faroe, Baskia ose Tiroli i Jugut

Derisa  Uashingtoni, Berlini e Parisi po e shtyjnë përpara një marrëveshje Kosovë -Serbi që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve (në këtë fazë pa njohje reciproke), gjithnjë e më shumë po disktutohet se cfarë do të përfitojnë serbët e Kosovës, shkruan "Kosova Sot Online".

Emisarët perëndimorë janë duke shtyrë përpara formimin e Asociacionit, për cka Kosova e Serbia në dekadën e kaluar kanë nënshkruar dy herë, por ata po përmendin edhe të “drejtat kolektive të serbëve” të bazuara në modele europiane, por sic thonë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ivan Vojvoda,  analist serb dhe Drejtues i Programit e së Ardhmes së Evropës të Institutit për Shkenca Humane në Vjenë thotë se në bisedimet që janë duke u zhvilluar  mbi planin franko gjerman nuk do të ketë asnjë fitues.

Në një bisedë me gazetarin Tim Judah  thotë se të gjithë do të humbasin diçka.

“ Ose më mirë, askush nuk do të marrë gjithçka që dëshiron. Por kjo është pikërisht ajo që është kompromisi;  të arrihet një situatë për të ecur përpara” ka thënë Vejvoda.

“Më pas ai vazhdoi të renditte shembuj nga Irlanda e Veriut në Ishujt Faroe, nga Baskia deri në Tirolin e Jugut, ku janë siguruar të gjitha mënyrat e zgjidhjeve të zbatueshme për të drejtat e pakicave” shkruan Judan për bisedën me Vojvodën.

(Kosova Sot Online )