Dy të vdekur në dy aksidente! Ngjarjet ndodhën brenda një ore

  • E.K /
  • 04 January 2023 - 12:01
Dy të vdekur  në dy aksidente! Ngjarjet ndodhën brenda një ore

Dy aksidente ndodhen dje në Divjakë. Aksidenti i parë ndodh një automjet me të cilin udhëtonin 5 të rinj doli nga rruga, përcjell "Kosova Sot Online".

Në këtë aksident ka ndërruar jetë shoferi i mjetit, ndërsa kanë mbetur të plagosur katër të rinj.

30 minuta më vonë një tjetër aksident ndodhi po ashtu në Divjakë. Një automjet që drejtohej nga një vajzë doli nga rruga. Për pasoje ka humbur jetën pasagjerja që ishte e nëna e drejtueses së mjetit dhe është plagosur vetë drejtuesja.

(Kosova Sot Online)