
Mbi dy orë pritje te Dheu i Bardhë, kaq po presin edhe në Merdare

Mërgimtarët që tanimë janë nisur për të shkuar në vendet ku jetojnë dhe punojnë, po presin mbi dy orë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ndërsa deri në dy orë ata që janë duke pritur në Merdarë, transmeton "Kosova Sot Online".
Pritjet për të dalë nga Kosova në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë janë 120-130 minuta.
Kurse, në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, pritjet janë deri në 120 minuta.
Në anë tjetër, pritjet për të hyrë në Kosovë janë 3 deri në 5 minuta.
(Kosova Sot Online)