Pacienti vdiq disa orë pas operimit, Oda e Mjekëve nis hetimet ndaj mjekut dhe drejtorit

  • E.k /
  • 06 January 2023 - 11:39
Pacienti vdiq disa orë pas operimit, Oda e Mjekëve nis hetimet ndaj mjekut dhe drejtorit

Oda e Mjekëve të Kosovës ka nisur hetimet për kirurgun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Kushtrim Shala dhe Drejtorin e Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, lidhur me rastin e pacientit të operuar i cili kishte vdekur disa orë pas intervenimit, transmeton 'Kosova Sot Online".

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.ka treguar se hetimet do të zhvillohen në dy nivele, atë të shkeljes profesionale dhe etke.

“Kanë nisur hetimet në dy nivele pas vdekjes së pacientit mundësia e shkeljeve profesionale po edhe shkeljeve etike si prej anës së mjekut ashtu edhe të drejtorisë”, ka deklaruar Sejdiu.

(Kosova Sot Online)