Arrestohen një vajzë 21-vjeçare dhe tre burra në një motel të Kosovës

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 16:11
Arrestohen një vajzë 21-vjeçare dhe tre burra në një motel të Kosovës

Në dy motele në Mitrovicë, policia ka zhvilluar aksion,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë aksion janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre një vajzë 21-vjeçare dhe tre burra.

Në një përgjigje nga Zyra për Informim e Policisë, u tha se dyshohet se këta personat dyshohet se janë marrë me vepren penale të prostitucionit.

“Katër (4) personat janë shoqëruar në polici dhe në konsultim me gjyqtaren e Gjykatës për Kundërvajtje, të njëjtit në procedurë të përshpejtuar janë dërguar para kësaj gjykate ku edhe u është shqiptuar denimi”, thuhet në përgjigjen e policisë.


(Kosova Sot Online)