19-vjeçarja largohet pa adresë, nëna e paraqet rastin në polici

  • E. /
  • 07 January 2023 - 14:59
19-vjeçarja largohet pa adresë, nëna e paraqet rastin në polici

Një vajzë është zhdukur në Tiranë, përcjell "Kosova Sot Online".

Nëna e saj e ka raportuar rastin në polici, ku ka thënë se vajza e saj është larguar dje nga banesa.

Policia ka njoftuar se janë duke punuar për gjetjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur dhe ka kallëzuar një shtetase 40-vjeçare, banuese në Tiranë, se ditën e djeshme është larguar nga banesa vajza e saj, 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)