Një qytetar nga Kosova gjendet pa shenja jete

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 13:20
Një qytetar nga Kosova gjendet pa shenja jete

Raportohet se sot rreth orës 01:40 në shtëpinë e tij në rrugën “UÇK” në Prishtinë, një burrë 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Ahmeti njoftoi se me rekomandim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.


“Sot rreth orës 01:40 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete. Menjëherë policia dhe ekipi mjekësor, kanë dalë në  vendin e ngjarjes (në  shtëpinë e viktimës) në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Me rekomandim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës (mashkull 61 vjeç) është dërguar për obduksion, ndërkohë që policia ka nisë një hetim për këtë rast”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)