Vrau shqiptarin që tentoi t’i shkatërronte banesën me buldozer, gjykata liron nga burgu italianin

  • 10 January 2023 - 12:28
Vrau shqiptarin që tentoi t’i shkatërronte banesën me buldozer, gjykata liron nga burgu italianin

Është liruar nga burgu autori i vrasjes së shqiptarit në Itali. Sandro Mugnai , 53 vjeç, qëlloi për vdekje fqinjin e tij që po i shkatërronte shtëpinë në fshatin San Polo me buldozer.

Sipas gjyqtares Giulia Soldini ai u lirua pa kush për shkak se nuk ekziston rreziku i arratisjes, dëmtimit të provave dhe përsëritjes së krimit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 5 janarit, kur italiani mori pushkën e gjuetisë që mbante në mënyrë ligjore dhe qëlloi në drejtim të Gezim Dodolit, 59 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, i cili ndodhej në kabinën e buldozerit në tentativë për t’i prishur murin dhe për t’i hyrë në banesë.

Plumbin e parë e qëlloi në tokë, ndërsa të tjerët drejt kabinës, duke i shkaktuar vdekjen shqiptarit. Ndërsa 59 vjeçari i kishte shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi.

Autori dhe ekipi i tij ligjor thanë se ai ndërmori aktin për arsye vetëmbrojtje.© Panorama.al

(Kosova Sot Online )