Hovenier: Krenar që jam pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të mbështetur Kosovën

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 19:30
Hovenier: Krenar që jam pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të mbështetur Kosovën

Jam krenar që jam pjesë e përpjekjeve të SHBA-së gjatë dekadave për të mbështetur Kosovën, ka theksuar Jeff Hovenier në njëvjetorin e dorëzimit të letrave kredenciale të tij si ambasador i SHBA’së në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hovenier përmes një cicërime në Twitter tha se së bashku me ekipin e tij mbeten të përkushtuar për të avancuar prioritetet e përbashkëta dhe për të mbështetur partneritetin e qëndrueshëm midis Kosovës dhe ShBA’së.

“Krenar që jam pjesë e përpjekjeve të SHBA-së gjatë dekadave për të mbështetur Kosovën, por veçanërisht si ambasador i SHBA-së në Kosovë – tani për një vit të plotë. Ekipi im dhe unë mbetemi të përkushtuar për të avancuar prioritetet tona të përbashkëta dhe për të mbështetur partneritetin e qëndrueshëm midis Kosovës dhe ShBA’së”.

(Kosova Sot Online)