Kryeministrja e Serbisë: INTERPOL-i është i mbyllur për Kosovën

  • E.K /
  • 11 January 2023 - 10:48
Kryeministrja e Serbisë: INTERPOL-i është i mbyllur për Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka vizituar Emiratet e Bashkuara, përcjell "Kosova Sot Online".

Bërnabiq gjatë kësaj vizite ka pasur një takim me presidentin e INTERPOL-it, Ahmed Nasser al Raisi.

Bërnabiç ka pretenduar se ai ka konfirmuar se gjatë mandatit të tij, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare të sigurisë nuk do të jetë në rend dite.

“Jam shumë e kënaqur me rezultatet e vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe bashkëpunimin me atë vend. Gjatë vitit 2022 kemi nënshkruar 10 marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe”, ka deklaruar Bërnabiç.

(Kosova Sot Online)