Diplomuan në Turqi, FKS-së i shtohen edhe dy nënoficerë

  • E.K /
  • 11 January 2023 - 12:47
Diplomuan në Turqi, FKS-së i shtohen edhe dy nënoficerë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se FKS-së i janë shtuar edhe dy nënoficerë pas diplomimit në Turqi, përcjell "Kosova Sot Online".

Mehaj ka shprehur mirënjohje për forcat turke për mundësinë e dhënë dhe për nënoficerët.

“Shtohet numri i nënoficerëve profesionist nga shkollat specialistike të vendeve partnere. Në Shkollën e lartë të Nënoficerëve në Republikën e Turqisë, dje dy nënoficerët tanë, rreshter shtabor Arben Kasumi dhe rreshter Besnik Ukshini, diplomuan me sukses të lartë, në mesin e 96 kolegëve tjerë turq dhe vendeve tjera pjesëmarrëse. Mirënjohje për forcat turke për mundësinë e dhënë dhe urime për nënoficerët tanë! Vazhdojmë drejt sukseseve të reja!”.

(Kosova Sot Online)