Kancelari i Austrisë: Së bashku me Kosovën do të përjetojmë liberalizmin e vizave në vitin 2024

  • E.k /
  • 12 January 2023 - 14:19
Kancelari i Austrisë: Së bashku me Kosovën do të përjetojmë liberalizmin e vizave në vitin 2024

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka folur pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell "Kosova Sot Online".

Nehammer, ka thënë se Kosova do të përjetoj liberalizmin e vizave në vitin 2024.

Po ashtu, kancelari austriak ka theksuar se Kosova ka bërë shumë duke luftuar krimin dhe korrupsionin.

“Kosova e ka vendosur që të jetë pjesë e familjes evropiane. Ka bërë shumë në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Dhe kjo ka qenë një rrugë e mundimshme. Ajo çka më gëzon është që ky rrugëtim do të shpërblehet. Ne së bashku me Kosovën do të përjetojmë liberalizmin e vizave në vitin 2024”, tha Nehammer.

(Kosova Sot Online)